Statistika te frikshme per EL KLASIKON..ja cfare pritet te ndodh!!!

El Clasico që do të luhet në “Santiago Bernabeu” ndërmjet Realit të Madridit dhe Barcelonës mbetet sfida më e rëndësishme në Spanjë dhe një prej dueleve më tërheqëse në nivel botëror.

Jo rastësisht ndeshja e kësaj të shtune do të nisë në orën 13:00, si një mënyrë e La Ligas për të tentuar të thyejë dominimin e Premier League-s angleze në tregun aziatik. Dueli historik, i treti sezonal ndërmjet “Los Blancos” dhe “Blaugranave”, pritet të ndiqet nga 650 milionë persona në mbarë botën.

Sfida e kësaj fundjave do të jetë El Clasico numër 236 në histori. Pjesa më e madhe e përballjeve janë luajtur në “Santiago Bernabeu” me 65 ndeshje, ndërsa 56 të tjera janë luajtur në “Camp Nou”.

Dy protagonistët më të mëdhenj të sfidës janë pa dyshim Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët kanë edhe statusin e golashënuesve më të mirë të historisë në El Clasico në La Liga: 21 gola në 36 ndeshje për argjentinasin dhe 16 në 28 takime për portugezin.

Numri i golave të Messit shkon në 24 nëse llogariten të gjitha duelet direkte dhe jo vetëm ata në La Liga, ndërsa për Ronaldon shifra shkon në 17.

Në total në përballjet zyrtare të Realit dhe Barcelonës, ku i pari daton më 17 Shkurt 1929 dhe deri më sot, janë shënuar plot 780 gola: 399 nga “Los Blancos” dhe 381 nga katalanët.

Rafael Morera është shënuesi i parë në historinë e sfidës, ndërsa goli i parë i Barcelonës mban firmën e Manuel Parera. Rekordi absolut i prezencave në El Clasico mbahet nga Manolo Sanchis me 43 ndeshje, ndërsa me 42 ndeshje Xavi Hernandez është lojtari që ka luajtur më tepër për “blaugranat”.

Andres Iniesta me 36 takime dhe Sergio Ramos me 34 janë dy lojtarët në aktivitet që kanë qenë më tepër prezentë në El Clasico për skuadrat respektive. Me ndeshjen e kësaj të shtune Iniesta do të arrijë dy legjenda të Realit si Raul dhe Fernando Hierro.

Në anën tjetër, Sergio Ramos mban një rekord personal, me kapitenin e Realit që ka numrin më të lart të ndëshkimeve të supersfidës me 18 kartonë të verdhë dhe 5 kartonë të kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *