Strakosha “rrëmben” zemrën e tifozëve, merr një mision të veçantë tek Lacio

Thomas Strakosha është kthyer në një nga futbollistët kyç të ekipit lacial. Portieri shqiptar është duke kryer ndeshje të një niveli të lartë, ndërsa skuadra e Inzaghit është një surprizë e bukur në Seria A.

Por në ditët e fundit, tek kryeqytetasit ka një çështje serioze për t’u diskutuar, ajo e rinovimit të De Vrij. Mbrojtësi hollandez është një nga futbollistët kryesorë të kësaj skuadre, por e ardhmja e tij dukej larg këtij klubi.

Megjithatë, situata e De Vrij ka marrë një kthesë të madhe, hollandezi mund të rinovojë me skuadrën. Për këtë duhet ndihma edhe e Thomas Strakoshës. Me anë të një postimi në “Instagram”, Strakosha premton se do të ndihmojë në rinovimin e kontratës së De Vrij. Në një moment të tillë kur tifozët ishin ende në ankth, Strakosha kthehet edhe njëherë në futbollistin e parapëlqyer në kampin lacial.

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*