Strakosha vjen me pritjen e vitit në Serie A (VIDEO)

Skuadra e Lazios sot ka fituar ndaj Spal me rezultatin e thellë 2-5, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 20-të të Serie A.

Përveç Immobiles që shënoi katër gola, një rol të rëndësishëm në këtë takim e ka luajtur edhe portieri shqiptar, Thomas Shtrakosha, shkruan GazetaBlic.

Strakosha ka zhvilluar një paraqitje fantastike në këtë ndeshje, por momenti më i bukur ishte kur ai ka bërë një pritje në kufijtë e vijës fatale, duke u mohuar golin vendasve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *