Superliga e Zvicrës nis me golat e shqiptarëve

Benjamin Kololli dhe Nedim Bajrami kanë shënuar në këtë xhiro

Futbollistët shqiptarë janë vendimtarë në skuadrat e tyre në Superligën e Zvicrës, derisa numri i tyre po shtohet nga sezoni në sezon, shkruan albinfo.ch.

Në këtë fundjavë nisi stinori pranveror në Superligën e Zvicrës, ku nuk munguan golat e futbollistëve shqiptarë.

Lausanne ka pësuar nga Luzerni 2:1, të shtunën, por golin e vetëm për skuadrën e Lausannes e shënoi Benjamin Kololli. Ai realizoi në minutën e 88-të, duke vazhduar formën e mirë këtë sezon në Zvicër. Kololli luan për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Derbi i shqiptarëve ndërmjet Sionit dhe Grasshoppers u ka takuar mysafirëve me rezultat 3:1. Nedim Bajrami shënoi golin e dytë në këtë sfidë për Grasshopers, ku luajtën edhe Gjelbrim Taipi dhe Bujar Lika, ndërsa për Sionin u paraqitën Pajtim Kasami dhe Burim Kukeli, kurse në bankën rezervë qëndroi Ermir Lenjani.

Ndërkohë, Baseli i Taulant Xhakës dhe Albian Ajeti është shokuar nga Lugano, duke pësuar në shtëpi me rezultat 0:1.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*