Surpriza e Panuçit, fton në kombëtare talentin e Superiores

Me ardhjen e tij në stolin kuqezi, ai ka sjellë disa emra të rinj në përfaqësuese ndërsa tani radhën e ka një tjetër.

Fjala është për Sidrit Gurin, sulmuesin e Kukësit që vetëm para dy ditësh u transferua në Belgjikë te Ostende.

Ka qenë vetë klubi i Kukësit që e ka njoftuar diçka të tillë përmes një postimi në “Facebook”, duke i uruar shumë suksese 24-vjeçarit.

Më në fund duket se pas ekipit belg të Ostendes, Sindrit Guri ka bindur dhe trajnerin e Kombëtares shqiptare, Kristian Panuci për t’u bërë pjesë e saj.

Para dy vitesh Guri erdhi te Kukësi si një lojtar i zakonshëm, por falë punës së tij dhe te ekipit kuksian arriti të bëhet një nga lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*