Talenti shqiptar shkëlqen në derbi, gjunjëzon Dinamo Zagrebin (VIDEO)

Sulmuesi 19-vjeçar, Lirim Kastrati ka shkëlqyer në kampionatin kroat, pasi ka shënuar dy gola në fitoren e Lokomotivës përballë Dinamo Zagrebit. Derbi i qytetit është mbyllur me shifrat 1-4 në favor të Lokomotivës, duke i pësuar kështu humbjen e dytë rradhazi me shifrat 4-1 ekipit të Dinamos.

Në fundin e pjesës së parë, Kastrati ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij, kur rezultati ishte 1-1, ndërkohë që në minutën e 67, Kastrati ka shënuar edhe golin e katërt dhe të dytin personal duke vulosur fitoren e thellë të ekipit të tij.

Dinamoja e Zagrebit kryeson kampionatin kroat me 8 pikë më shumë se Hajduku i vendit të dytë, ndërkohë që me këtë fitore, Lokomotiva e Zagrebit është ngjitur në vendin e gjashtë.

Lirim Kastrati luan aktualisht me moshat e 19-vjeçarëve të Kosovës, ndërkohë që edhe me ekipin e Lokomotivës ka luajtur disa ndeshje me grupmoshat. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*