Talentin shqiptar nga maqedonia që do ta vesh fanellën kuq e zi, ja deklarata e 19-vjeçarit

Mbrojtësi i Rabotniçkit në kampionatin maqedonas, Nehar Sadiki, mori para pak kohësh ftesë nga trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, për të veshur fanellën kuqezi. Në një prononcim të shkurtër për “Gazeta Lajm” në lidhje me këtë ftesë, mbrojtësi 19-vjeçar është përgjigjur.

 

 

 

“Po, në klub ka mbërritur një ftesë nga përfaqësuesja U21 e Shqipërisë, respektivisht nga përzgjedhësi Alban Bushi për një grumbullim mirëpo unë tani jam përqëndruar në punën time te Rabotniçki”, u shpreh Sadiki. Futbollisti nga Shkupi është aktivizuar me të gjitha moshat e kombëtares maqedonase dhe është në dilemë për zgjedhjen e tij.

 

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*