Tare alarmon gjigantët e Evropës

Stefan de Vrij nuk do të rikthehet te Lazio pasi kontrata e tij të skadojë gjatë verës, konfirmon skuadra e Serie A.
26 vjeçari holandez që po kërkohet nga shumë skuadra evropiane, përfshirë Manchester United dhe Inter, ka qenë në negociata me Lazion prej kohësh për vazhdimin e kontratës.Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare ka konfirmuar se bisedimet për vazhdimin e kontratës janë ndërprerë.
I NGJAJSHËM
LAMTUMIRË DE VRIJ, TARE BLINDON MBROJTËSIN E RI
De Vrij me kontratën aktuale që ka me Lazion, është i lirë të largohet në fund të sezonit.“Lazio ka tërhequr propozimin që i kemi bërë De Vrij për një kontratë të re”, ka deklaruar Tare për ‘Mediaset Premium’.“Ne po tërhiqemi për arsyen që do ta tregojmë më vonë. Ishte një zgjedhje e bërë pas shumë mujave negociata. Gjithçka ka një kufi se si shkojnë gjërat”, ka shtuar ai.De Vrij 26 vjeçar, është pjesë e Lazios që nga viti 2014, ku ishte transferuar nga skuadra holandeze e Feyenoord.Për Lazion De Vrij ka regjistruar 82 ndeshje dhe ka realizuar gjashtë gola, ndërsa është pjesë e kombëtares së Holandës që nga viti 2012.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*