Tashme zyrtare: ’49 milionëshi’ Shqiptar bëhet me skuadër të re

Donis Avdijaj pjesën e mbetur të sezonit do ta kalojë si i huazuar në elitën e futbollit holandez, te skuadra e Rodas.

Ashtu siç është pritur, sulmuesi i Kosovës është larguar nga skuadra gjermane, e Schalkes

21 vjeçari që këtë sezon nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me Schalken, ka nisur të stërvitet te skuadra e Rodas, tek të cilët është huazuar për gjashtë muaj.

Kjo është hera e dytë që Schalke e huazon futbollistin e Kosovës që ka klauzolë prej 49 milionë euro, kur para dy sezoneve e kishte dërguar në Austri te Strum Graz, për të cilët ka shënuar nëntë gola.

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*