Të gjithë po flasin për 12-vjeçarin e PSG-së, e gjitha kjo pas ndeshjes kundër Atleticos

E shtuna ishte dita kur shumë skuadra të mëdha evropiane zhvilluan ndeshjet e fundit për 2017, por kjo ditë i takoi 12-vjeçarit të Paris Saint Germainit, Bitshiabu El Chadaille.

Në një garë për të rinj, në Spanjë të quajtur ‘La Lia Promises’ u takuan PSG dh Atletico Madridi dhe gjithë sytë u kthyen nga El Chadaille dhe gjatësia e tij,

Dhe menjëherë, të gjithë pyetën se a është ai 12-vjeçar?

Kjo nuk është vetëm pyetja e shumë tifozëve në rrjetet sociale, por edhe klubeve pjesëmarrëse në këtë kompeticion. Por, normalisht që djaloshi është 12-vjeçar, PSG është një klub serioz dhe nuk do lejonte që lojtari të falsifikonte moshën e tij.

Një shembull të tillë kemi pasur edhe me Romelu Lukaku, kjo kur ishte pjesë e të rinjve të Anderlecht në Belgjikë.

El Chadaille ka dokumente konfirmuese se ka lindur në vitin 2005, ai është transferuar te PSG verëb e kaluar nga Saint-Denis Union Sport dhe konsiderohet si një nga lojtarët me të ardhmen më të madhe në Ligue 1.
Agjenti i tij, Mino Raiola, kishte zbuluar se nëna e Lukakut ishte detyruar të marrë me vete para çdo ndeshje të Anderlechtit certifikatën se djali i saj kishte moshën e duhur të luajë me lojtarët e rinj.

Pavarësisht shtatlartësisë së Bitshiabu El Chadaille, PSG nuk arriti të kualifikohet në çerekfinale, kjo pasi humbi në fund nga Atletico Madridi me rezultat 3-2. Gara në fund u fitua nga Barcelona, që fitoi në finale ndaj Valecias me rezultat 1-0.


kliko më poshtë për t parë videon:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *