”Te Reali ushqehesha si qen dhe bëja një jetë m…”

Antonio Kasano është rikthyer të flasë edhe njëherë për periudhën e tij te Reali i Madridit në një intervistë për “Corriere dello Sport”. Italiani tregon se si e keqshfrytëzoi kohën e tij në Madrid, por mesa duket tani është penduar rëndë.

“Ishte koha e Galaktikëve. Kisha nënshkruar një kontratë prej 6 vite e gjysmë me Real Madrid, por atje qëndrova vetëm 18 muaj. Çdo të premte i hipja avionit për në Romë. Atje ushqehesha si qen dhe nuk flija netëve. Jetoja një jetë m….
Nëse do ta kisha njohur bashkëshorten time Carolina që kur isha 20 vjeç, atëherë jam i sigurtë se do të kisha në shtëpi një “Top të Artë”. Nuk mendoja se do të gjeja një grua si ajo. Po të kisha trurin e Zanetit, do të kisha luajtur përkrah Mesit, Xavit, Inestës, Zidanit dhe Ronaldo Fenomenit”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*