Thirreni “gjeniu”! Tek Lacio kujtojnë 9 kryeveprat e Igli Tares

Gjatë këtij sezoni ekipi i Inzaghit është duke tejkaluar pritshmëritë në Seria A, teksa lufton seriozisht për një vend në Champions League.

Teksa mediat italiane përmendin rezultatet e ekipit kryeqytetas, gjithashtu këtyre rezultateve, i bashkangjisin edhe punën që është duke bërë Igli Tare prej vitesh në këtë klub. Portali lacial, “Lazionews.eu”, ka bërë të ditur 10 kryeveprat e Tares si drejtor sportiv në klubin e Lacios, ku mes tyre përmendet edhe Etrit Berisha.

9) Hernanes- I marrë nga Sao Paolo, futbollisti u ble vetëm për 13.5 milionë euro, ndërsa u transferua drejt Interit për 18 milionë euro.

8) Berisha dhe Muslera- Dy portierët janë një tjetër bast i fituar nga ana e Igli Tares. Etrit Berisha u morr nga Kalmari vetëm për 400 mijë euro, ndërsa tek Atalanta përfundon për shifrën e 5 milionëve. Ndërsa Muslera është marrë për 3 milionë, duke u transferuar për 6.75 milionë.

7) Kozak- Sulmuesi ishte një zgjedhje e Tares, që fillimisht kushtoi vetëm 200 mijë euro nga ekipi i Opavas. Më pas janë 6.5 milionë euro të derdhura nga klubi i Aston Villës, që siguruan shërbimet e këtij futbollisti.

6) Lihshtajner- Tashmë një futbollist i Juventusit, por mbrojtësi i krahut të Zvicrës ka luajtur më parë për Lacion. Kryeqytetasit e morrën zvicerianin për vetëm 1.2 milionë dhe e shitën për 9.93 milionë.

5) Lukas Bilja- Mesfushori argjentinas mund të quhet një tjetër gjetje gjeniale e Tares. Bilja erdhi nga klubi i Anderlehtit për 8.4 milionë euro, ndërsa u shit drejt Milanit për 17 milionë euro.

4) Kandreva- Një mesfushor krahu që të gjithë do e dëshironin në skuadër. Por Lacio e morri filimisht Kandrevën nga Udineze në shifrën e 8.7 milionë eurove, duke e shitur drejt Interit për 22 milionë euro.

3) Hoedt- Mbrojtësi hollandez i marrë nga ekipi i Az Alkmar dhe i transferuar tek Southampton pas aventurës me lacialët, i solli 17 milionë euro përfitime klubit.

2) Kolarov- Gjetja e dytë më e mirë e Igli Tares mund të quhet mbrojtësi serb Kolarov. Drejtori sportiv i italianëve e morri Kolarov vetëm për 800 mijë euro nga kampionati serb dhe e shiti atë për rreth 22.7 milionë euro drejt Mançester Sitit.

1) Keita Balde- Kryevepra e Tares quhet Keita Balde. Futbollisti që erdhi me parametra 0 tek LLacio, u shit drejt Monakos për 30 milionë euro. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*