Tjetërsimi i pronave në Lezhë, cilët janë 3 njerëzit e sportit të përfshirë në skandal (emrat)

Të paktën 23 urdhër-arreste janë lëshuar ditën e sotme nga gjykata për 23 persona mes tyre zyrtarë të Bashkisë së Lezhës por edhe pjesëtarë të sportit.
malota ndoka

Paraditen e sotme u bë i mundur arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë nga hipoteka, kadastra si dhe topografë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar dhe kanë bërë pronë private një sipërfaqe të konsiderueshme ranishte në Shëngjin.

Po kush janë tre të akuzuarit të njohur në botën sportive të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë skandal, që sipas policisë ende vijon të jetë në hetim?

Emri i parë është ai presidentit të “Besëslidhjes” ekipit të këtij qyteti, Gjok Ndoka, i cili mban edhe postin kryetar i këshillit të qarkut të Lezhës, përfaqësues i PS. Ndoka është xhaxhai i Arben Ndokës, ish deputeti i PS.

Pas Gjokës një tjetër president klubi shqiptar është përfshirë në skandalin e pronave në bregdetin e Lezhës dhe është në kërkim nga policia.

Bëhet fjalë për presidentin aktual të Shënkollit, Artan Djala, i cili mbante postin e drejtorit të hipotekës. Djala akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka abuzuar me tokat në bregdetin e Lezhës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*