Trondit gazeta spanjolle: Ronaldo kërkon ta kthejë Topin e Artë, beson se Messi e meriton atë

02Gazeta e përditshme sportive nga Spanja “Mundo Deportivo” raporton se Cristiano Ronaldo dëshiron t’ia kthejë Topin e Artë revistës franceze “France Football”, sepse beson se Lionel Messi e meriton atë më shumë se ai.

Real Madridi pësoi humbje të dhimbshme 3-0 ndaj Barcelonës midis “Santiago Bernabeut” javën e kaluar, duke ngelur edhe më mbrapa rivalit të përjetshëm në La Ligën spanjolle, transmeton Express.

Siç raporton e përditshmja spanjolle, Ronaldo u ka thënë bashkëlojtarëve pas kësaj ndeshjeje se dëshiron ta kthejë Topin e Artë, sepse nuk e meriton, përkundër faktit se ata i kanë thënë se e meriton plotësisht.

Mundo Deportivo sugjeron se pasi ka kaluar kohë me familjen gjatë Krishtlindjes, Ronaldo dëshiron ta kthejë atë te France Football dhe se tashmë e ka kontaktuar shefin e FFF-së për t’ia bërë të ditur vendimin e tij.

Ronaldo i ka thënë FFF-së: “Gabova që thashë se jam lojtari më i mirë në histori, por Messi është më i miri. Dua ta kthejë Topin e Artë, s’e meritoj”.

Miku i ngushtë i Ronaldos, Badr Hari, i ka bërë thirrje portugezit t’i konsiderojë opsionet, megjithatë Ronaldo është i vendosur për ta kthyer këtë trofe individual. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *