Turqit “fiksohen” pas talentit të Kamzës

Kamza e humbi miqësoren e dytë në tokën turke. Ndaj Alanyaspor skuadra e Ndreut pësoi vetëm një gol, por ka edhe nga ata që mund të gëzohen. Njëri prej tyre është mesfushorit Anxhelo Mumajesi.

20-vjeçari ishte titullar në sfidën me turqit. I aktivizuar në krahun e majtë të mesfushës ai ka spikatur në miqësoren e djeshme dhe pas ndeshjes drejtuesit e skuadrës turke kanë shprehur interesimin e tyre për futbollistin e dalë nga moshat e Tiranës shkruan gazeta “Sport Ekspres”.

Pas ndeshjes mes drejtuesve ka pasur kontakte dhe pritet që të ketë të tjera bisedime. Sigurisht është klubi i Kamzës ai që vendos, pasi mesfushori është nën kontratë deri në fund të sezonit. Këtë sezon ai është aktivizuar në 14 ndeshje me Kamzën, kryesisht si zëvendësues. Në dy përballje ai e ka nisur si titullar, pa mundur ende të gjejë rrugën e rrjetës.

 

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*