U pre në besë, mesfushori i Kombëtares ndryshon ekipin në merkaton e verës

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj, nuk po kalon aspak momente të mira te Benevento, pavarësisht se skuadra e tij është “çmendur” në ndeshjet e fundit. Fitorja kundër Milan-it në stadiumin “San Siro” ishte historike, pasi ishte triumfi i parë në transfertë në Seria A. Kjo fitore i ka shijuar shumë Berat Djimsitit, pasi ishte nga minuta e parë si titullar duke qenë protagonist, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për futbollistin tjetër Ledian Memushaj. Vlonjati ka humbur “gjurmët” dhe po kalon një situatë të keqe te Benevento.

Memushaj ka patur një sezon me shumë oshilacione këtë vit dhe nuk ka qenë aspak konstant në Seria A-në. 31-vjeçari ka luajtur vetëm 17 ndeshje këtë sezon, prej të cilave 15 i ka nisur si titullar. Vlonjati ka patur ulje ngritje, pasi herë është preferuar si pjesë e formacionit të parë e herë nuk preferohet as si zëvendësues. Lojtari u “pre” në besë nga skuadra e Beneventos, pasi kishte mundësinë të largohej në janar te ekipi i Bari-t në Seria B, por një zgjidhje e tillë nuk u pranua nga drejtuesit e ekipit të Seria A-së. Diçka e tillë nuk i pëlqeu Memushajt, por vazhdoi të ishte pjesë e Beneventos.
Vlonjati është mërzitur shumë që nuk u lejua të largohej, pasi kishte mundësinë që të luante si titullar, ndërsa te Benevento nuk po gjen hapësira. Ai është i huazuar një vit te skuadra e Beneventos, pasi kartonin e tij e ka në zotërim ekipi i Pescara-s. Në verë, Memushaj do të rikthehet sërish te skuadra ku ishte kapiten dhe do të kërkojë një mundësi tjetër për veten. Memushaj mund të ketë arritur marrëveshjen dhe me skuadrën e Bari-t për vazhdimin e sezonit tjetër. Memushaj ishte dhe një dëshirë e madhe e ekipit të Flamurtarit, por diçka e tillë do të ndodhë vetëm në ëndrrat e administratorit Sinan Idrizi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*