UEFA publikon formacionin e vitit

Real Madridi dominon formacionin e vitit të publikuar nga faqja zyrtare e UEFA-së.

Votimi i kryer nga faqja në internet, ku kanë marrë pjesë plot 800 mijë votues sheh triumfues pesë lojtarë të klubit madrilen të përzgjedhur për 11-shen më të mirë.

Nga lista e e përbërë më 50 kandidatë shumica e votave shkuan për futbollistët e Realit, konkretisht për Sergio Ramos, Marcelo, Toni Kroos, Luka Modriç dhe portugezin Cristiano Ronaldo.

Tre lojtarë edhe nga Juventusi i cili ishte finalist i Ligës së Kampionëve, por u shkatërrua në finale nga Reali duke humbur 1:4. Gianluigi Buffon, Giorgio Chiellini dhe Dani Alves janë në formacion edhe pse ky i fundit në verë u transferua te Paris Saint-Germain.

Nga Barcelona është vetëm Lionel Messi.

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *