VIDEO/ Përplasja në zyrat e KOKSH, peshëngritësit kapen me drejtuesit

Takimi i sotëm mes peshëngritësve shqiptarë dhe drejtuesve të KOKSH, ishte i tensionuar dhe nervozuar. Ata janë ngulur për disa orë në zyrat e KOKSH, duke pritur vendimin që nuk i lejon të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare.

Në fund, në emër të peshëngritësve ka folur Erkand Qerimaj, i cili ka pohuar se do të vijohet në mënyra të tjera të protestohet, por do të ndiqet edhe në mënyrë ligjore.

Pasi kërkuam vendimin e Komitetit Ekzekutiv, që ka një muaj a më shumë ditë që është marrë, vetëm sot pas gjithë kësaj zhurme, ka ardhur e-mail në zyrat e federatës shqiptare të peshëngritjes për pezullimin e aktiviteteve olimpike për dy vjet. Ne nuk mund të vuajmë pasoja e keqmenaxhimit të federatës së peshëngritjes. Ne normalisht që do të ndërmarrim hapat e tjerë, do protestojmë dhe do të hedhim në gjyq, pasi kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut. Nuk kemi faj pasi keqmenaxhohet federata, sepse është sport individual, gjithkush mban përgjegjësi për analizat e veta. Ne nuk jemi të dënuar nga federata ndërkombëtare e peshëngritjes dhe as nga komiteti olimpik ndërkombëtar. Normalisht që do ta ankimojmë këtë vendim”
Shikone videon me posht…

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*