VIDEO | Talenti shqiptar bëhet pjesë e Fenerbahçe

Mesfushori me tipare sulmuesi Adonis Shala po përjeton një moment të jashtëzakonshëm në karrierën e tij si profesionist. 19-vjeçari nga Kosova që ka kaluar me sukses provat në gjigandët e Turqisë, ka regjistruar ndeshjen e dytë si titullar në radhët e Fenerbahçe U-21. Shala ishte një ndër protagonistët e takimit pasi dha asistin në golin e fitores, të shënuar nga Rapaic. Në një intervistë për “Telegrafi.com”, 19-vjeçari thotë se stafi teknik e ka përgëzuar për performancën, ndërsa zbuloi se ëndërron të luajë për ekipin e parë të Fenerbahçe.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*