Videoja e papublikuar, detaje që tregojnë se Florenci mund të shpëtonte

Spitali i Francës i hoqi çdo lloj mundësie për të jetuar Florenc Beqirit, në momentin që mori vendimin për shkëputjen e pajisjeve dhe aparaturave që e mbanin atë në jetë, pasi u masakrua në një prej burgjeve të Francës.

Babai i Florencit nuk kishte mundësi të paguante shuma marramendëse për kurimin e të birit, por as nuk e informoi kurrkush në lidhje me të drejtat e Florencit si qenie humane.

Ai tha se nuk ka dhënë në asnjë moment miratimin për shkëputjen e aparaturave dhe se vuri re shenja që i biri po përmirësohej.

Babai i Florencit tha për mediat se i riu nxirrte lot nga sytë, pra sipas tij, ishte duke u përmirësuar, ndërsa sipas spitalit, Florenci kishte vdekur dhe po mbahej gjallë përmes aparaturave.

Miq të tij kanë sjellë një tjetër video pranë JOQ.al, në të cilën tregojnë se edhe pse i dergjur në shtrat, atij i dilte gjak nga goja dhe lot nga sytë.

Sipas personave që kanë dërguar videon, Flori ishte duke u përmirësuar dhe ndoshta, me ndihmën e mjekëve, do të mund të mbijetonte.

Sipas tyre, i gjithë faji është i shtetit shqiptar që nuk u interesua kurrë për të, por e la në mëshirë të fatit dhe të vdiste i vetëm në mes të Francës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *