Vizitori qëlloi me armë ariun e kafazit, e bëri nga kurreshtja (Video)

Një kinez, i cili vrau ariun e zi me pushkë automatike AK-47, raportohet se e kishte bërë nga kureshtja gjatë një vizite në Myanmar.

Sipas mediave kineze, ky burrë që qëlloi për vdekje ariun, kishte marrë leje nga zyrtarët qeveritar të Myanmarit.
Gjithashtu thuhet se ky burrë armën e kishte siguruar nga zyrtarët lokal, që nuk hezituan t’i japin dritën e gjelbër për të vrarë ariun pa kurrfarë arsye.

Ekspertët kanë arritur ta identifikojnë ariun në video si një ari i zi aziatik, që konsiderohet si një specie në zhdukje.

Ky moment rrëqethës është filmuar nga miku i vrasësit të ariut i cili kishte shkuar së bashku me të për një vizitë disa ditore në Myanmar.

Ai dëgjohet duke i bërtitur ariu në gjuhën kineze që ishte i mbyllur në kafaz: “Të thash që nuk duhet ta hapësh gojën. Nëse e bën sërish do të bëj të dorëzohesh”.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *