Vjen lajm shumë i hidhur për poseduesit e BITCOIN

Pas Bankës Qendrore të Kosovës, edhe Fondi i Kursimeve Pensionale ka reaguar për rreziqet që paraqet investimi i qytetarëve të Kosovës në paratë digjitale.
Kanë thënë se këtë platformë, përpos që nuk e kontrollon asnjë institucion financiar, ajo është një balonë që do të shpërthejë dikur dhe që shumë njerëz do të dëmtohen, raporton KTV.

Këto komente janë bërë në konferencën përmbyllëse për këtë vit të institucionit që mban pensionet e qytetarëve e që ka arritur të nxjerrë 100 milionë euro nga investimet e bëra në tregjet ndërkombëtare.

Mjetet që ky institucion i ka nën menaxhim kanë arritur në rreth 217 milionë euro, ndërsa ka pasur rritje edhe në kontribute të reja që kanë arritur në 105 milionë euro, duke bërë që shuma e përgjithshme e mjeteve në menaxhim arrin në 1 miliard e 634 milionë euro.

Mbi 5 mijë persona dolën këtë vit në pension, të cilëve u takojnë 26 milionë euro, ndërsa sa u përket investimeve në Kosovë, deri tash kanë arritur të investohen 140 milionë euro, pjesa dërrmuese në banka dhe një pjesë në letrat me vlerë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*