Vlera e lojtarëve, zbuloni kush është talenti i Skënderbeut që kushton 750 mijë euro

Faqja online që merret me llogaritjet e vlerave ekonomike të klubeve dhe lotjarëve nëpër botë, “Transfermarkt”, ka bërë edhe llogaritjet e reja për vlerat e kartonëve të futbollistëve të Kategorisë Superiore.

Për çudi, është talenti i Skënderbeut, Enis Gavazaj, lojtari më i shtrenjtë i Superiores, me një vlerë prej 750 mijë eurosh. Gjithashtu, edhe në vendet e tjera në krye të listës, janë lojtarët e Skënderbeut. Më poshtë vijnë Lilaj, me një vlerë prej 700 mijë eurosh, ndërsa Ali Soue 675 mijë euro. Tjetër lojtar me vlerë, është edhe Bajram Jashanica, vlera e kartonit të të cilit vlen 650 mijë euro.

Rritje kanë pësuar edhe Jurgen Bardhi, 575 mijë euro, si dhe portieri Gentian Selmani, 525 mijë euro. Më poshtë, një listë me lojtarët më të shtrenjtë të Superiores.

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*