Vlerësim maksimal për Milot Rashicën: Vrapon si një atlet i 100 metrave, e çan mbrojtjen në dysh

Milot Rashica shënoi golin e parë në Bundesligë, në fitoren 3-1 që Verder Bremen arriti dje në mbrëmje ndaj Këlnit. Futbollisti kosovar ishte protagonist absolut në këtë ndeshje, jo vetëm me golin e tij, ndaj dhe ka marrë vlerësim maksimal nga shtypi për paraqitjen e bërë.

Sulmuesi anësor është vlerësuar me notën 7, si askush tjetër në skuadrën e tij. Ai shënoi golin e dytë në minutën e 58-të, për t’u zëvendësuar gati 10 minuta më pas.

Ja vlerësimi për futbollistin kosovar, që la Holandën dhe u bashkua me Verder Bremenin në merkaton e dimrit:

Rashica 7 – Ish-lojtari i Viteses tregon teknikë të lartë dhe shpejtësi si një atlet i 100 metrave. E çan në dysh mbrojtjen kundërshtare disa herë shënon golin e dytë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*