Vritet paralimitari serb në veri të Mitrovicës para zyrës tij me 4 plumba

Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është sulmuar mëngjesin e së martës me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Ksenija Bozhoviq nga SDP. Sipas saj, sulmi ka ndodhur para zyrës së zotit Ivanoviq.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar rreth kësaj ngjarjeje.

Derisa Gazeta Metro njofton se Oliver Ivanoviq, i dyshuar dhe gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës, është vrarë para pak minutash në pjesën e Mitrovicës ku jetonte.

Burime të Gazetametro.net kanë treguar se ai ka marrë 4 plumba në një atentat të organizuar, ndërkaq ka ndërruar jetë pas disa minutash në spitalin e Mitrovicës në veri.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*