Ylli i Barça-s: Më vjen turp të dal nga shtëpia…

Mesfushori i Barcelona-s Andre Gomes ka zbuluar se nuk po e shijon futbollin në kohët e fundit.

24-vjeçari ka vuajtur të përshtatet që pas transferimit të tij në Camp Nou nga Valencia në 2016 dhe ka folur hapur mbi vështirësitë e tij.

“Nuk ndihem mirë kur luaj…nuk po e shijoj atë që po bëj,” zbulon Gomes për Panenka.

“Shokët më thonë se po luaj me frenat dore dhe ata kanë të drejtë. Është diçka që po më shqetëson dhe nuk po dal dot nga kjo situatë.

“Gjërat ndryshuan pas gjashtë muajve të para dhe kishte më tepër presion, që është normale por unë jam shumë kritikues ndaj vetes…Jam një perfeksionit dhe nuk mund të toleroj gabimet e mua, po bëhet si ferr…mbase nuk është fjala e duhur.

“Kjo më bën të ndihem i turpëruar dhe ndonjëherë nuk dal dot nga shtëpia për shkak të turpit kur njerëzit më shikojnë.”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*