Ylli i Hollivudit në gjendje të rëndë shëndetësore

Viti 2018 nuk ka filluar aspak mirë për njërin nga aktorët më të mëdhenj të Hollivudit e po ashtu për fansat të cilët e adhurojnë punën e tij, pasi kanë mësuar se ‘heroi’ i tyre ka përfunduar në spital, transmeton Zeri.info.

Për shkak të problemeve serioze me shëndetin, Stallone është hospitalizuar dhe tashmë disa ditë gjendet i shtrirë duke u munduar të marrë veten. Simptomat e para që janë paraqitur, janë shtypja e lartë e gjakut, marramendja dhe puna e përshpejtuar e zemrës.

Stresi ishte njëri nga shkaktarët kryesor i kësaj gjendje të rëndë shëndetësore, prandaj aktori 71-vjeçar është dashur t’i nënshtrohet ekzaminimeve të thella. Sipas informatave të fundit, gjendja e tij ka filluar të përmirësohet, ndërsa gjatë tërë kohës pranë tij është bashkëshortja Jennifer, e cila po i ofron mbështetje të madhe gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Stallone njihet për rolet e mëdha të Hollivudit, sidomos në filmat “Rambo” dhe “Rocky”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *