Zbardhen detaje: Eliza Dushku ka qenë e përdhunuar kur ishte 12 vjeçe, fajtore nëna që e la vetëm në hotel…

Aktorja e famshme Eliza Dushku ditën e djeshme tronditi mbarë opinionin publik me një deklaratë të fortë teksa për herë të parë tregoi se ishte abuzuar seksualisht kur ishte 12 vjeçe nga një koordinator i dublantëve në film, Joel Kraner.

Por pas dëshmisë së fortë, komentet kanë qenë shumë negative për nënë e saj, pasi Eliza tha se i kishte treguar se çfarë kishte ndodhur por nuk kishte marrë asnjë ndihmë prej saj.

Përmes një komenti në statusin e Elizës në facebook ku tregonte për këtë histori të hidhur që kishte përjetuar, ka reaguar edhe nëna e saj Judith, e cila shkruan:

“E pranoj ndëshkimin tuaj, si mamaja e Elizës. Jo, nuk kisha frikë se ai do t’i prishte punë me karrierën, sepse për mua s’ka asnjë vlerë.

Edhe unë kisha frikë nga Joel Kramer. Vetëm vite më vonë e kuptova plotësisht se çfarë kishte ndodhur.

Në atë kohë, Eliza ishte shumë e frikësuar dhe nuk e tregonte të gjithë historinë.

Mendoj se në një mënyrë, po përpiqej të më mbronte duke mos e ditur sepse ajo e dinte sa frikë i kisha burrat e pushtetshëm në sheshxhirim”.

Judith i kthen përgjigje komentit të një vajze, e cila i shkruan se për një rast të ngjashëm, mamaja e saj nuk e kishte lejuar diçka të tillë të ndodhte:

“Falenderoje mamanë tënde për atë çfarë ka bërë për ty. Do të doja të kisha qenë po aq e guximshme.”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*