Zbardhet dëshmia e djalit vrasës/ E vrava se më martoi me zor, më quante …

Selman Aliaj, djali i cili masakroi për vdekje të atin me çekiç dhe më pas i hodhi trupin në liqenin e Farkës, ka dhënë dëshminë e tij në polici pas ngjarjes tronditëse.Pasi u gjet trupi i të atit 74-vjeçar Fejzi Aliaj, dy ditë pasi krimit makabër, i riu është marrë në pyetje në polici, ku pasi ka pranuar krimin ka thënë arsyet që sipas tij e shtynë në këtë gjest.I riu deri tani për motivin e vrasjes ai ka dhënë disa versione.

“Me babain zihesha shpesh sepse më tallte gjatë gjithë kohës, më thoshte budalla. S’më pyeste asnjë herë për asgjë. Madje edhe dasmën vendosi ai vetë ta bënte, se unë nuk doja,” ka thënë Selman Aliaj në polici.
Ngjarja

Të premten, rreth orës 20:00, në Shkozë, Tiranë, brenda ambienteve te oborrit rrethues të banesës së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Selman Alija, ka goditur me sende të forta (një çekiç) disa herë në pjesën e kokës, babain e tij shtetasin F.A., 74 vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen e menjëhershme.

Nga ana e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore, për kryerje të veprimeve të mëtejshme.

Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip “çekiç”, me të cilin dyshohet se është kryer kjo vepër penale.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Selman Alija, iu referuan Prokurorise për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”, parashikuar nga neni 79/C Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *