Zbulohet biseda me tone të ashpra në mes të Messit dhe gjyqtarit Skomina

Mediat spanjolle kanë zbuluar bisedën me tone të ashpra në mes të yllit të Barcelonës, Lionel Messi dhe gjyqtarit të njohur, Damir Skomina.

Barcelona fitoi ndaj Chelseat në Camp Nou me rezultat 3-0 në takimin kthyes të tetës së Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, gjatë pjesës së parë të ndeshjes pati një episod që rrallë shihet, ku rolin kryesor kishte ylli argjentinas, Messi.

Messi gjatë ndeshjes pati një bisedë me tone të ashpra me gjyqtarin Skomina dhe mediat spanjolle e kanë zbuluar atë.

Pas një vendimi jo të pëlqyeshëm të gjyqtarit, ylli argjentinas shkoi te gjyqtari dhe e kundërshtoi atë.

“Leo, largohu dhe harroje atë”, iu drejtua Skomina argjentinasit pas protestave të forta.

Megjithatë, Messi nuk e pëlqeu tonin e zyrtarit të ndeshjes dhe vazhdoi të mbrojë veten.

“Ju nuk mund të flisni keq me mua”, iu përgjigj fillimisht Messi.

“Unë nuk shfaqa aspak mos-respekt ndaj teje, apo jo?”, përfundoi ylli i Barçës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*