Zbulohet fati i Hysajt!!!

Hysaj nuk dëshiron të largohet nga Napoli.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, shpreson të qëndrojë përgjithmonë te Napoli.

Hysaj është rritur shumë si lojtarë sezoneve të fundit dhe më parë raportohej se Barcelona interesohet për të e po ashtu edhe Manchester United.

Por, ai thotë se deri më tani nuk ka ndonjë kërkesë për të dhe se dëshira është që të qëndrojë sa më gjatë në Serie A te Napoli.

“A do të qëndroje përgjithmonë në Napoli? Po, definitivisht. Kam imagjinuar diçka të tillë. Jam shumë i lumtur dhe qyteti është i mrekullueshëm”, u shpreh Hysaj.

“Klauzola ime 50 milionë euro? Është klubi që e vendos, unë nuk e vendosi çmimin. Më duket shumë mua, por futbolli është duke shkuar…”

“Unë po mendoj vetëm për vete dhe nëse vjen dikush, atëherë do të shohim”, shtoi Hysaj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*