Zyrtarizohet presidenti i ri, Cana në krye të klubit të Superligës

Agim Cana është zyrtarizuar edhe si presidenti i klubit të Vëllaznimit në Superligën e Kosovës. Lajmi kishte ditë që qarkullonte, por vetëm sonte konfirmimi ka ardhur nëpërmjet faqes zyrtare të klubit.

“Më në fund arriti lajmi bombastik. Agim Cana prej këtij momenti është kryetar i Klubit Futbollistik Vëllaznimi. Forca e FC Vëllaznimit”, thuhet në njoftim.

 

 

 

Agim Cana, babai i ish-kapitenit legjendar të Kombëtares, Lorik Cana, do të ketë edhe donator Ragip Xhakën. Klubi gjakovar mban pozitën e nëntë në Superligë, ndërsa për trajner po bisedon edhe Bylbyl Sokolin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *